Kryeministri Edi Rama ishte sot në Beograd, ku së bashku me delegacionin shqiptar morën pjesë në panairin “Wine Vision of the Open Balkans”.
Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar disa momente gjatë vizitës në panair. Të pranishëm ishin edhe liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviç nga Mali i Zi
Pyetjes së gazetarëve nëse liderët e Open Balkan do të jenë më të bashkuar pas shijimit të verërave të ndryshme pasi Vuçiç në një pjesë të fjalimit të tij tha se vera i bashkon më shumë njerëzit, Rama ju përgjigj: “Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”.