Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për projektin më të madh në rajon “Solar4Kosovo”.
Siç shprehet i pari i Prishtinës, nëpërmjet këtij projekti do të kontribuohet në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin.
Rama i ka shprehur falenderime e mirënjohje Bankës Gjermane për Zhvillim dhe BERZH-it.
Kujtojmë se lidhur më nënshkrimin e këtij projekti kanë reaguar edhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe ai i Financave, Hekuran Murati./FolDrejt/