Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, pas takimeve të ditës së sotme të Kurtit dhe Vuçiç me përfaqësuesin e BE në Bruksel.
Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, shkruan Rama, transmeton Tirananews, përcjell Fol Drejt.