Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhurmës e cila u bë në Shqipëri në lidhje me disa satelitë.
Këta të fundit do të dërgohen në orbitë nga shteti shqiptar, transmeton Fol Drejt.
Për këto reagime, Rama u shpreh përmes një postimi në Twitter, duke theksuar se vonesat nuk janë në dorën e tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”/FolDrejt/