Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, ka bërë të ditur se satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do të jenë gati për t’u lëshuar në hapësirë javën e parë të dhjetorit.
Ai ka treguar se këta dy satelitë do ta monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizitet dhe qartësi të plotë figure, transmeton Fol Drejt.
“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë” – ka shkruar Rama./FolDrejt/