Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama reagoi sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se tashmë tri shkolla të Prishtinës janë pajisur me dollape.
Këto dollape të fëmijëve vlejnë për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë, përcjell Fol Drejt.
“Shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri tashmë të pajisura me dollape të fëmijëve për klasët e para deri në klasët e pesta
Një hap tejet i rëndësishëm për të hequr barrën e çantave të rënda që rrezikojnë shëndetin e të vegjëlve tanë.
Dalëngadalë, bashkë me Drejtoreshën Besianë, shkollat e #kryeqytetit po i shndërrojmë në ambiente më praktike e miqësore për të gjithë nxënësit”, u shpreh Rama./FolDrejt/