Kryetari i kryeqytetit të kosovës, Përparim Rama ka shpalosur planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës, në Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Për këtë ai shkroi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Pata kënaqësinë të jem folës në në diskutimin “E ardhmja e Prishtinës”, ku shpalosa planin tim për zbërthimin e potencialit të Prishtinës – prezantova sfidat dhe mundësitë që ka Kryeqyteti për zhvillimin e duhur pasi të kemi zgjidhur disa nga çështjet më urgjente të tij”, shkroi Rama
Sipas Ramës, hulumtues të mirënjohur të planifikimit të qyteteve kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e transformimit të Prishtinës.
“Gjatë procesit, profesionistët dhe studentët tanë do të kenë mundësinë t’u ekspozohen teknikave më të fundit të planifikimit”, u shpreh ai./FolDrejt/