Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot për nënshkrimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në kryeqytet.
Këtë ai e bëri përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit!
Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.
Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.
Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!”, u shpreh ai./FolDrejt/