Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka ftuar për takim përfaqësuesit e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës z. Qerim Qerimi, Drejtorin e Programit të Radios të RTK-së z. Arsim Halili dhe Televizionit Koha, znj. Flaka Surroi, transmeton Fol Drejt.
“Dëgjova me vëmendje propozimet e tyre rreth procesit të transformimit të zonës përreth dhe brenda Kampusit Universitar. U pajtuam se transformimi i kësaj zone është i domosdoshëm me qëllim të krijimit të hapsirave të reja për këmbësor, rekreacion e gjelbërim për të gjithë qytetarët.”, ka thënë Rama.
“U zotova se, bashkë me ekipin tim, do të analizojmë propozimet e tyre dhe do të bëjmë një takim të përbashkët për ta prezantuar këtë propozim i cili do shtyjë përpara procesin e transformimit të Kryeqytetit dhe qëllim tonë të përbashkët.”, ka shtuar ai më tej.