Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka thënë se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.
Rama u shpreh se volumi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve vitin e kaluar ishte 433 milionë euro.
“Kur ne kemi nisur punën më afër dhe më intensivisht me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro, sot ky volum për vitin që lamë pas është 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën ku shifrat marrin një llojë serioziteti, krahasim me shifrën shumë qesharake të 160 milionë eurosh në mes dy vendeve ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim”, shpreh ai.
Rama, me shaka e the se volumin tregtar e kishim pak më shumë sesa çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos.
“E kishim volumin tregtar pak më shumë sesa çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos, tani jemi mbi Ronaldon të paktën”, u shpreh ai.