Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë të ditur se 6 prej këtyre autobusëve, do të jenë elektrikë.
Ky është njoftimi i plotë:
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët.