Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shënuar sot përvjetorin e parë si udhëheqës i kryeqytetit.
Në lidhje me këtë ai është shprehur në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Të dashur qytetarë,
Udhëtuam plot një vit së bashku prej ditës që ma dhatë votëbesimin për të qenë kryetar i Kryeqytetit.
Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm me dedikimin, energjinë dhe punën e pandalshme të krejt ekipit, i kapërcyem për të vënë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithësecilit.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh Rama./FolDrejt/