Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Fol Drejt.
Pas presidentes, sipas agjendës, Rama do të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërsa ende nuk dihet nëse do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është në kuadër të turit dy-ditor në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, të filluar sot./FolDrejt/