Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.
Rama ka bërë një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit dhe më pas ka treguar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.
Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.