Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin Emanuel Macron për fitoren e një mandati të dytë në krye të persidencës franceze. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shkruan se uron ta mikpres presidentin francez në një vizitë zyrtare në vendin tonë së shpejti.
Kryeministri ka shpërndarë gjithashtu një foto ku shihet Akademia e Artave e cila është e mbuluar me imazhin e presidentit francez.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, shkruan Rama në Twitter./FolDrejt/