Në një mesazh në “Facebook”, Rama shprehet se të gjithë mësuesit po kalojnë një vit të vështirë, por sipas tij, e mira është ende përpara tyre.
“MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.