Këto ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj indiferencës së Bashkimit Evropian për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor brenda tij e veçmas atë të Shqipërisë.
Përkundër revoltimit, Rama, nuk ka kursyer të shprehë se është i lumtur që Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, por tha se ukrainasit nuk duhet të krijojnë shumë iluzione, transmeton Fol Drejt.
Gjatë një fjalimi në Forumin Evropian ëaçau, për temën “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i BE-së”, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama theksoi se Shqipëria ka tetë vjet që është vend kandidat dhe shpreson që për Ukrainën të mos jenë 117 vjet.
“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzone për atë që morën. Morën një ilaç kundër depresionit, që është mirë për moralin dhe për hormonet, për një farë kohe. I duhet të përballet me realitetin me të cilin përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë dhe të shohin Maqedoninë e Veriut, 17 vjet vend kandidat. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria numëron tetë vjet, nuk është mjaftueshëm. Shpresoj që për Ukrainën të mos jetë 117 vjet”, është shprehur Rama./FolDrejt/