Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vënë sot gurthemelin e shkollës së re në lagjen e Veternikut në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Veterniku me shkollë të re
Sot vendosa gurthemelin e shkollës së shumëpritur nga të gjithë banorët e zonës Prishtina e re.”, shkroi Rama në Twitter.
Rama theksoi se nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi të vijojnë mësimin afër vendbanimit të tyre dhe me kushte dinjitoze. /FolDrejt/