Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit e ka vizituar stadiumin “2 Korriku” ku janë duke u kryer punime.
Rama ka thënë se kjo ditë duhet të shërbejë si platform për të avokuar më shumë investime në sport.
“Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe, bashkë me Drejtorin e Rinisë dhe Sportit, z. Granit Rugova dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, z. Krenar Xhaferi, vizituam Stadiumin “2 Korriku” , në të cilin po zhvillohen punimet për zgjerimin e tribunës. Le të shërbejë kjo ditë si platformë avokimi për më shumë investime në sport, në infrastrukturën shoqëruese dhe në cilësinë e edukatës fizike për të rinjtë!”, ka shkruar ai në Facebook.