Në liqenin Garda, jo shumë larg Veronës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të nismës “Open Ballkan”, do të takohet sot me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.
Pas takimit, të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku temë kryesore e takimit pritet të jenë rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të iniciativës, si dhe planet e ardhshme që duhet t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe biznesmenëve të rajonit.
Samiti i kaluar i Open Balkans u mbajt në fund të vitit të kaluar në Beograd dhe u mbajt nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, e cila ishte sfida më e madhe për të tre vendet./FolDrejt/