Kryeministri shqiptar Edi Rama ka biseduar online me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke sqaruar më pas në Facebook për tematikën e bisedimeve, informon foldrejt.com.
Sipas kryeministrit shqiptar, dy liderët kanë biseduar edhe për “progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.”
Postimi i Ramës:
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.
Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!/Foldrejt.com