Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se zgjatja e orarit të punës në Prishtina Parking deri në orën 23:00, po rezulton të jetë e suksesshme, transmeton Fol Drejt.
“Zgjatja e orarit të punës në Prishtina Parking deri në orën 23:00, po jep rezultate të kënaqshme në Zonën 1 të Kryeqytetit.”, u shpreh Rama.
“Në parkingjet ku zakonisht ka ngarkesë, sonte nuk ka vetura të shumta, janë kryesisht të banorëve rezident.
Përpjekjet tona për të rregulluar gjendjen e parkingjeve në zonat rezidenciale do të jenë të vazhdueshme.”, shtoi Rama më tej.