Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.
Për këtë ai shkroi edhe në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve!
Për të shënuar këtë ditë, vizituam Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë, të cilët kishin përgatitur një simulim përmes të cilit patëm mundësinë të shohim nga afër trupat në aksion.
Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme, për krijimin e të cilave jemi duke punu me seriozitetin më të lartë brenda kompetencave tona si Kryeqytet!
Përjetë mirënjohës me punën e palodhshme të heronjve të Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama./FolDrejt/