Sadri Ramabaja foli për armatosjen e Serbisë, derisa sipas tij, më e rrezikuara në këtë situatë është Bosnja e Hercegovina.
“Serbia kohëve të fundit edhe publikisht ka marrë armatim super modern, qoftë prej Rusisë qoftë prej Kinës”, thotë Ramabaja.
“Gjithë ai armatim nuk merret për turshi, pra përgatitet një betejë e ashpër e pozicionimit”, shpjegon Ramabaja, sipas të cilit, Serbia synon zgjerimin në perëndim, sepse në jug e ka të pamundur.
“Zgjerimin në jug edhe ata janë të vetëdijshëm se s’mund ta bëjnë dot, mund të provokojnë, madje shtyrjen e kufirit shqiptar përtej caqeve që mund ta marrin me mend ata, ndërkaq në perëndim e kanë jashtëzakonisht të mundur të zgjerojnë kufirin e tyre siç e kishin parashikuar në viti 1877 edhe në projektet tjera strategjike”, shton ai.
“Kanë krijuar një shtet në shtet, është fjala për Republikën Serpska në Bosnje dhe natyrisht se janë shumë më të interesuar që të sulmojnë drejt perëndimit dhe të sigurojnë aneksimin e Republikës Serpska sesa të brengosen ndoshta për 3-4 katunde serbe të veriut të Kosovës që pavarësisht të peshës së rëndë në kuptimin gjeostrategjik dhe të interesit për shkak të pasurive minerare që ka veriu i Kosovës, ata janë të vetëdijshëm që s’mund ta bëjnë dot”, theksoi Ramabaja.