Ndryshimet e mëdha demografike nuk po ndikojnë në pakësimin e numrit të nxënësve në shkollat në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan Fol Drejt.
Aktivisti Sead Ramadani e ka ngritur këtë shqetësim, duke konstatuar se elita aktuale intelektuale “nuk e posedon kodin e motivimit të popullit”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Duam të jemi mirë e jo ta bëjmë mirë.
Tha.
Nëse u munduam të i zhdukim duke i vrarë gabuam sepse nuk ja arritëm, përkundrazi.
Po çka të ju bëjmë.
Tha.
Peshqit nuk zhduken duke i gjuajtur por duke ua shter ujin.
Po na e shterin ujin, e ne për çdo pikë uji të shterur (për çudi) ne po urojmë.
Kjo elitë intelektuale nuk e posedon kodin e motivimit të popullit. Ka shumë informacione nuk mohohet por kjo nuk mjafton.
Paramendo. E quajnë motivim apo qajtje derti kur tregojnë se në filan vendbanimin nuk ka nxënës apo jan zvogëlua shumë numri i nxënësve.
Nuk ke për të pasur nxënës përderisa të kanë shterur ujin. Po ujin si duket ende nuk e ke kuptuar.
Duam të jemi mirë e jo ta bëjmë mirë.
Suksesi është atëherë kur duam ta bëjmë mirë e jo kur angazhohemi me qenë mirë. Njeriu i cili do të jetë mirë, nuk njeh as një vlerë pos egos. Kjo egoja për të qenë mirë e bën jo vetëm të mos bëj fëmijë, sepse i duken angazhim por e bën edhe të mos martohet fare. Kuptohet se këtë e mbrojnë ligjet për të drejtat elementare të njeriut. Kjo kategori në këto kohëra prezentohen si më të mençurit! më të avancuarit, janë çdo net nëpër studio televizive etj.
Fraza. “Dua të jem mirë”. Është fraza më e dëmshme që më se shumti i ka kushtu popullit, sidomos popullit shqiptar.