Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, pas votimit të pakos së projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e ushtrisë.
“FSK është shtëpi e të gjithëve. Për ne, siguria e qytetarëve dhe komuniteteve është mbi të gjitha. Bashkohuni në suksesin e Kosovës”, ka shkruar Ramadani në tri gjuhë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e ushtrisë.
Ai ka thënë se Kosova po bëhet kontribuese për sigurinë rajonale, duke thënë se qëllimi është të mbështet paqja me të gjitha shtetet e rajonit dhe të NATO-s.
Statusi në rrjetin social Facebook:
FSK është shtëpi e të gjithëve.
Për ne, siguria e qytetarëve dhe komuniteteve është mbi të gjitha.
Bashkohuni në suksesin e Kosovës.
Kosova po bëhet kontribuese për sigurinë rajonale. Qëllimi ynë është të mbështesim paqe me të gjitha shtetet e rajonit dhe të NATO-s.