Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë rekomandime para muajit të Ramazanit dhe festës së Pashkëve.
“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”, thonë nga OBSH.
Nga kjo organizatë shtojnë se në rast se mbahen organizime shoqërore gjatë kësaj periudhe, duhet të respektohen protokolle të posaçme.
“Pavarësisht nga vendndodhja, nëse është e mundur, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë, derisa duhe të jetë e kufizuar në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorimin e maskës. Preferohet që njerëzit të festojnë me personat me të cilët jetojnë dhe të mos takohen me perona të tjerë”, thuhet në rekomandimin e OBSH-së.