Ish- mbrojtësi i Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, Sergio Ramos po kthehet në klubin e tij të fëmijërisë Sevilla si lojtar i lirë, raporton Sky News.
Pasi kontrata e tij me klubin e Ligue 1 përfundoi në qershor, burimet i thanë Reuters se 37-vjeçari hodhi poshtë një ofertë fitimprurëse nga Al-Ittihad e Arabisë Saudite dhe ra dakord për një marrëveshje njëvjeçare me skuadrën spanjolle.
“Sergio mbërriti në akademinë tonë të të rinjve në moshën shtatë vjeçare dhe përparoi në radhët e të rinjve derisa bëri debutimin e tij në ekipin e parë rezervë në moshën 16 vjeçare në sezonin 2002/03.
“Qendërmbrojtësi i akademisë sonë…kthehet në shtëpi pothuajse dy dekada pasi u largua në moshën 19-vjeçare për Real Madridin”, tha Sevilla në një deklaratë.