Zinedin Zidan vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Eibarit, pasi që në ekip do të kthehen Kurtua dhe Modriç, por duhet të jetë pa Serhio Ramosi, që sërisht u lëndua. Kapiteni I madrilenëve nuk stërvitet me grupin, por qëndroi në palestër, pasi u kthye nga aktivizimi në minutat e fundit kundër Kosovës në Seviljë. Më pas, klubi njoftoi se ai ka pësuar një dëmtim dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.