“Mesin do ta prisja me shumë qejf. Do e mbaja në shtëpi në javët e para. Na ka takuar të vuajmë atë që bënte Leo në vitet e tij më të mira, ndaj fakti që nuk do ta kishim përballë do të ishte i mirë”, tha duke qeshur Ramos në një intervistë në “YouTube”.
Por kapiteni i Realit, deklaron se nuk do të shkonte kurrë te katalanasit.
“Nuk ka shanse. Për Laportën kam një simpati të veçantë, por ka gjëra në jetë që nuk i blen dot me para. Në të njëjtin mënyrë nuk do e shihja Çavi apo Pike te Reali”, pranoi ai.
Nuk mund të mungonte një koment edhe për Kristiano Ronaldon dhe largimin e tij që ndryshoi plotësisht Realin.
“Humbi Kris dhe humbi Reali. Unë nuk do ta kisha lejuar të largohej pasi është një ndër më të mirët në botë dhe do të na kishte ndihmuar që të fitonim më shumë. Janë disa marrëdhënie që duhet të zgjatin përjetësisht, duhet të ketë një lidhje. Por pas finales së Kievit e kuptuam që po vinte momenti. Ai është një lojtar vendimtar dhe lojtarë të tillë e fitojnë të drejtën të marrin vendime të tilla” tha Ramos.