Futbollisti spanjoll Sergio Ramos ka pëlqyer një postim në Instagram ku thuhet se ai dhe Luka Modric mund të luajnë sërish bashkë. Faqja SR4Saudi njoftoi se Modrić dhe Ramos, ish-shokët e skuadrës nga Reali, mund të ribashkohen në klubin saudit, Al Ahli. Ish-kapitenit të Real Madridit i pëlqeu kjo ide.
Ramos (37-vjeçar) bëhet lojtar i lirë këtë verë, pasi i skadon kontrata me Parisin. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Reali, ku mbërriti në vitin 2005 nga Sevilla dhe qëndroi deri në vitin 2021. Ai fitoi katër Liga të Kampionëve, të katërt bashkë me Luka Modriçin, i cili mbërriti te Reali në vitin 2012. Ramos dhe Modriç janë miq shumë të mirë. Kjo u duk edhe nga postimet në rrjetet sociale.
Një herë Modriç e përshëndeti në mënyrë emocionale Ramosin kur spanjolli u largua për në PSG. Ramos luajti 671 ndeshje për Real Madridin dhe shënoi 101 gola. Kontributi i tij ishin golat në ndeshjet më të rëndësishme të klubit, transmeton Fol Drejt.