Ish-futbollisti i kombëtares spanjolle Sergio Ramos do të vazhdojë karrierën tek Sevilla, raportojnë mediat spanjolle.
Ramos ka mbërritur sot në Sevilla, ku duhet të nënshkruajë kontratë me klubin spanjoll pas ekzaminimeve mjekësore. Pas 18 vitesh, ai rikthehet në klubin ku filloi karrierën e tij si lojtar, përcjell Fol Drejt.
“Kjo është një ditë shumë e veçantë. Mezi pres të kthehem në shtëpi, faleminderit për pritjen e ngrohtë. Tani duhet të kalojmë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajmë kontratën,” tha Ramos pasi mbërriti në Sevilla./FolDrejt/