Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke thënë se kjo ditë është e shenjtë, shkruan Express.
Haradinaj tha se Kosova është pjesë e botës së lirë falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s.
“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!”, ka thënë ai.