Në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seanca sot, ka folur edhe deputeti Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se asociacioni nuk është bërë nga Kurti, por është trashëgim nga të tjerët më parë, andaj Kurti nuk ka faj në këtë pikë.
“Së pari nuk besoj se duhet ta bëjmë me faj Kurtin dhe qeverinë për asociacionin. E kemi të trashëguar, të bëhemi të sinqertë, sikurse ndonjë temë tjetër. Nuk duhet t’i drejtohemi këtij (Kurtit) pse e kemi asociacionin sepse e kemi të trashëguar”, ka thënë deputeti Haradinaj, transmeton Fol Drejt.