Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e lejimit apo jo të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se zgjidhja për këtë është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke.
“Tej zgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një.
Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë.
Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan./FolDrejt/