Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pas konferencës për shtyp të kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka deklaruar: “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”
Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për media të mbajtur me herët ka bërë me dije se nga 15 marsi do të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.