Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të veprojë në lidhje me sigurinë kombëtare.
Këto kërkesa Haradinaj ia drejtoi Kurtit, pas gjendjes në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur:
“Kryeministër, koha është për veprim;
Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës”/FolDrejt/