Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, personat që iu mungojnë familjeve të tyre që nga lufta e fundit në Kosovë.
Ai për këtë reagoi përmes një njoftimi në Facebook, ku tha se të pagjeturit mbeten plagë e hapur, përcjell Fol Drejt.
“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon.
Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar!
Jemi gjithmonë bashkë!”, u shpreh Haradinaj./FolDrejt/