I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka shfrytëzuar kohën për deklarime jashtë rendit të ditës, për të thënë se nuk është koha të mendohet për qytetarët, për shkak të krizës ekonomike, veçmas për kategoritë e dala nga lufta, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë Haradinaj ka thënë se nuk është koha të rikthehet debati për veteranët:
“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë, me fillue edhe një herë e me iu kthye diskutimit kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Nuk është koha e tillë!”
Haradinaj ka sugjeruar që të mos humbet kohë me këtë çështje, por të punohet në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, të cilët me vështirësi po ia dalin, për shkak të krizës ekonomike./FolDrejt/