Ramzan Kadyrov, kreu i republikës ruse të Çeçenisë, tha herët në mëngjes se forcat ruse do të nisnin një ofensivë, jo vetëm në portin e rrethuar të Mariupolit, por edhe në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.
“Do të ketë një ofensivë, jo vetëm në Mariupol, por edhe në vende të tjera, qytete dhe fshatra”, tha Kadyrov në një video të publikuar në kanalin e tij Telegram, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Ai njoftoi se fillimisht do të çlirohen Lugansku dhe Donetsk dhe më pas Kievi dhe të gjitha qytetet e tjera.