Sulmuesi francez Randal Kolo Muani iu ofrua Bayern Munichut para Kupës së Botës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kolo Muani ishte i rëndësishëm në rikthimin e Francës kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt tashmë ka 8 gola dhe 11 asistime për shqiponjat dhe thuhet se është në radarin e Bayernit pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës.
24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Frankfurt pa asnjë klauzolë lirimi të bashkangjitur në marrëveshjen e tij. Frankfurt synon ta mbajë atë për të paktën një sezon tjetër, por një ofertë e madhe nga bavarezët mund t’i tundojë që ta shesin atë. /FolDrejt/