Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Raporti i agjentit sekret rus: Putini do të përfundojë si Hitleri

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Ferruccio Michelin “Formiche.net”

Një analist i FSB-së, shërbimit sekret rus, shkruan në një raport mbi dyshimet e tij për pushtimin e Ukrainës të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Ky dokument është shfaqja e parë e kritikës nga brenda, duke dëshmuar më tej se Rusia nuk është një regjim monolit, dhe se aty ekzistojnë në fakt pozicione komplekse, si dhe një ndarje midis hierarkive dhe organeve të sigurisë.

Sidomos shërbimet sekrete ruse dhe Ministria e Jashtme, nuk ishin shumë të bindura për sulmin, ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes e cila mbante pozicione më agresive.

Kjo gjë ka ndodhur edhe për raste të tjera, si për shembull në Libi ku ushtria ruse ushtroi presion që të jepte mbështetje për milicët në Bengazi, ndërsa diplomatët mbajtën një linjë më dialoguese ndaj qeverisë së njohur nga OKB-ja, të cilën rebelë donin që ta rrëzonin.

Raporti thekson se numri i humbjeve ruse që ka qarkulluar në media së fundi, mbi 10 mijë trupa, është i besueshëm. Po ashtu agjenti i FSB thotë se Moska “vepron në mënyrë intuitive” dhe “mbi bazën e emocioneve”, me “shpresën se mund të ndodhë papritur diçka për ne”.

Në dallim nga raportimet, sipas të cilave Putin është mashtruar nga shërbimet sekrete, raporti nënvizon se FSB “u mbajt në errësirë” në lidhje me planin e luftës, ndërsa tani po “fajësohet për dështimin e pushtimit”.

Agjenti thekson në raportin e tij se FSB “nuk ishte e përgatitur që të përballej me efektet e sanksioneve gjymtuese”, dhe se Moska “e ka humbur kontrollin e shumë divizioneve në Ukrainë”. Pasi vë në dukje në detaje të problemeve të hasura në Ukrainë, agjenti bën një vlerësim shumë pesimist mbi ushtrinë ruse.

“Në përgjithësi Rusia nuk ka asnjë rrugëdalje nga kjo luftë që ka nisur. Ajo nuk ka opsione për një fitore të mundshme, por e presin vetëm humbje. Edhe me hipotezën e një rezistence minimale nga ukrainasit, neve do të na duheshin mbi 500.000 ushtarë, pa futur këtu furnizimet dhe punëtorët e logjistikës, që të kishim mundësi të kontrollonim Ukrainën”- thekson ai.

Përfundimi:”Do të zhytemi në një konflikt të madh ndërkombëtar ashtu si Hitleri në vitin 1939!”. Kjo konsideratë është shumë e hidhur, nëse kemi parasysh pretendimin e Vladimir Putinit, të ripohuar këto ditë edhe nga ambasadori rus në Itali, Sergei Razov, se synimi kryesor i luftës është “de-nazifikimi i Ukrainës”.

Apeli është shumë domethënës:revizionizmi Putinian, e ka lartësuar rolin e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar vendin e tij si një fuqi që e shpëtoi botën nga nazizmi.  Dhe Kremlini e përdor shpesh etiketimin “nazist” kundër armiqve të tij, për të nxitur veprimin tek njerëzit e tij:”nazistët” e justifikojnë veprimin.

Edhe për këtë referencë toksike në raportin kritik të FSB-së, ka lindur më shumë se sa një dyshim. Por burimi është i mirë. Dokumenti ka rënë në duart e Vladimir Osechkin, një aktivist rus i të drejtave të njeriut që drejton uebsajtin kundër korrupsionit “Gulagu.net”,

i cili konsiderohet zakonisht një kanal shumë i besueshëm i opozitarizmit rus. Christo Grozev, ekspert në portalin investigativ, Bellingcat, dhe një nga më të njohurit sa i përket analizës së inteligjencës ruse, tha për “London Times” se ai ua kishte treguar raportin dy oficerëve të FSB-së, të cilët thanë se “nuk kishin dyshime se ai ishte shkruar nga një kolegu i tyre”.

Këto dyshime janë më se legjitime, duke pasur parasysh rëndësinë e mundshme të pretendimeve, por edhe faktin se në të kaluarën SBU, agjencia kryesore e sigurisë dhe e kundërzbulimit ukrainas, publikonte raporte të falsifikuara, që deklaroheshin sikur ishin shkruar nga Moska, si një formë e operacioneve psikologjike kundër Kremlinit.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim se në Rusi ka një kundërshtim ndaj luftës, edhe sepse filluan të qarkullojnë historitë e rekrutëve (shumë të rinj në moshë), që as nuk e dinin se do të luftonin, kur njësitë e tyre u nisën për në front. Eprorët u kishin thënë se do të merrnin pjesë në një stërvitje rutinë.

Lyudmila Narusova, 70 vjeçe, ish-gruaja e Anatoli Sobchak, kryebashkiaku i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Shën Petersburg, që vdiq në rrethana misterioze në vitin 2000 kur Putin u bë president i vendit, tha për Dozhd, një televizion rus i pavarur, se ushtarët rusë që kanë vdekur në Ukrainë po “mbeten të pavarrosur, ndërsa qentë endacakë po i shqyejnë trupat e tyre, dhe se ata në disa raste as që mund të identifikohen pasi janë djegur”.

16 mijë rusë janë arrestuar këto ditë, vetëm sepse guxuan të protestonin kundër luftës. Vetëm të dielën u arrestuan 4 mijë kundërshtarë të luftës së Putinit, që sipas dokumenti të analistit të FSB, nëse nuk përfundon deri në qershor, do ta gjunjëzojë ekonominë ruse (e cila ka hyrë që tani në një krizë të madhe).

Numri më i madh i arrestimeve është regjistruar në Yekaterinburg, në rajonin e Uraleve, dhe në Novosibirsk në Siberi. Rajoni i Siberisë, tregoi edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2020 mbështetje të gjerë për kandidatët anti-putinianë, ndoshta edhe për shkak të fushatës elektorale të  Alexei Navalny, liderit të opozitës ruse, i cili u helmua atje përpara se të burgosej.

“Për shkak të Putinit, emri Rusi është tani sinonim i luftës për shumë njerëz në botë. Dhe kjo nuk është e drejtë:ishte Putini dhe jo Rusia, ajo e që e sulmoi Ukrainën”- deklaroi Navalny ditët e fundit. Dhe dëgjimi i zërit të kundërshtarëve më mediatikë të sistemit të Putin në këtë moment, nuk është një shenjë pozitive për Kremlinin.

Po për këtë arsye, Kremlini e ka izoluar Rusinë nga bota. Ajo po i mban qytetarët e saj larg deklaratave të caktuara.

Ndërkohë Kreu i CIA-s, William Burns, ishte shumë i qartë:”Putini është ndoshta i zemëruar dhe i frustruar, sepse e kupton që nuk ka një fund-lojë të qëndrueshme politike në këtë luftë që ka nisur”. Sipas inteligjencës amerikane, humbjet e pësuara nga Rusia deri më tani janë 2-4 mijë trupa, që gjithsesi është një shifër shumë e lartë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vuçiqi: Deklaratat e Haradinajt, marrëzi dhe të pakuptimta

Lajmi tjetër

Presidentja Osmani pret në takim kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock (FOTO)

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM