Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në raportin e tij gjashtëmujor për situatën në Kosovë, në të cilin ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar qeverisë së institucioneve të Kosovës që të zbatojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga maji i vitit 2016 për pronën e manastirit të Deçani dhe atë pa vonesa të mëtejshme
Kështu kanë raportuar mediat serbe, duke shtuar se zbatimi i vendimit do të ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të besimit të njerëzve tek institucionet.
Ai i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bashkëpunimin brenda Grupit ekzistues të Punës për Personat e Zhdukur.
Guterres u bëri thirrje institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis të favorshëm për kthimin dhe riintegrimin e sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të të gjithë personave të zhvendosur dhe të atyre që tashmë janë kthyer.
Në raportin gjashtëmujor për situatën në Kosovë thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar më 6 tetor në margjinat e samitit -Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Guterres do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 20 prill.