Sot në mëngjes, Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës ka marrë njoftime se në shumë shkolla të disa komunave të Sarajevës janë vendosur bomba.
“Policia e Kantonit të Sarajevës në mëngjes mori disa raportime për bomba të vendosura në disa shkolla në kantonin e Sarajevës dhe në këtë drejtim po ndërmerren masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të policisë, për të kontrolluar këto institucione shkollore”, tha për AA zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Mirza Haxhiabdiç, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se për rastet është njoftuar edhe Prokuroria e Kantonit të Sarajevës, Haxhiabdiç ka thënë se më shumë informata do të dihen pas përfundimit të ekzaminimit të policisë.
Raportet mbërritën përmes postës elektronike ndërsa fëmijët u kthyen në shtëpi dhe shkollat për të cilat mbërritën raportet u evakuuan. Këto janë shkolla në disa komuna në kantonin e Sarajevës, përfshirë Qendër, Vogoshça, Qyteti i Vjetër dhe Ilixha.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës për momentin nuk ka mundur të japë më shumë informacione për situatën dhe ngjarja do të bëhet e ditur pas inspektimeve./FolDrejt/