Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përveç rasteve të tjera, është raportuar edhe për dhunë në familje. Nga dy raste të dhunës në familje raportohen në Obiliq dhe Pejë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Drenas, Viti, Prizren dhe Rahovec.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Obiliq 21.06.2023 – 09:29. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor psikiatrik. Rasti në procedurë hetimore.
- Prishtinë 21.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Obiliq 21.06.2023 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Gllogoc 21.06.2023 – 21:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
- Viti 21.06.2023 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
- Prizren 21.06.2023 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt hetimore.
- Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Pejë 21.06.2023 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
- Rahovec 21.06.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte qenë në ndikim të alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/