Në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur raste të ndryshme e ndër to edhe raste të dhunës në familje.
Raste të tilla, pra të dhunës në familje, raportohet se kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit, Suharekës e Skenderajt.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 29.05.2023 – NN. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë 03.06.2023 – 22:16. Me 05.06.2023 dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 05.06.2023 – 13:35. Viktima femër kosovare raporton për një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, rasti vazhdon të hetohet.
Ferizaj 05.06.2023 – 01:15. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën vëllain e tij të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 05.06.2023-11:15. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët e përfshira në rast janë intervistuar në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë 04.06.2023-23:30. Lidhur me rastin më 05.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar. /FolDrejt/