Në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës familjare, njofton policia në raportin e saj 24 orësh.
Dy raste janë në Drenas, nga një tjetër në Prishtinë dhe Obiliq
Këto janë rastet sipas raportit të plotë të policisë, përcjell FolDrejt:
Gllogoc, 06.03.2022-17:49.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Obiliq, 06.03.2022-18:40.Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 06.03.2022-18:49. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gllogoc, 06.03.2022-21:18.Viktima femër kosovare ka raportuar se është fyer dha kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/