Një person i mitur është raportuar i zhdukur të enjten rreth orës 14 në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, rastin e ka raportuar e ëma e të miturit, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare, më 05.05.2023 ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/