Një person është raportuar i vdekur në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:40, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/