Gjatë ditës së djeshme rreth orës një policia ka bërë të ditur se është raportuar një rast i dhunës në familje me lokacion në Prishtinë.
I dyshuari, mashkulli Kosovar, pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht, femrën kosovare, transmeton Fol Drejt.
Pas trajtimit të rastit nga policia, me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa viktima i është nënshtruar tretmanit mjekësor./FolDrejt/